Nesër flet Williamson. Cilët politikanë do të akuzohen për krime lufte?

Kosova

Nesër flet Williamson. Cilët politikanë do të akuzohen për krime lufte?

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 16:02

Pas tri vitesh hetime, nesër do të flas në Bruksel, Shefi i Task-Forcës Speciale Clint Williamson.

Williamson gjatë konferencës që do të mbahet paraditën e së martës në Bruksel, do t’iu drejtohet gazetarëve ndërsa do të bëj publike të gjeturat e hetimeve tri vjeqare, hetime këto që janë bazuar në raportimin e zvivcerianit Dick Marty.

Hetimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e Williamson i cili disa herë gjatë kësaj periudhe e ka vizituar Prishtinën, Beogradin por edhe Tiranën.

Së fundi, Willamson në Kosovë ka qëndruar gjatë javës së kaluar ku është takuar me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, me ministrant Hajredin Kuqi, Bajram Rexhepi e Agim Çeku si dhe me udhëheqësit ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë.

Task Forca Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt se në Kosovë gjatë luftës ka pasur trafikim të organeve është themeluar në shtator të vitit 2011.

Konferenca do të filloj nesër në orë 10:30 të mëngjesit dhe mund ta ndiqni online në këto dy linqe www.sitf.eu dhe http://video.consilium.europa.eu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat