Gëzim, pse nuk bëre thirrje për bojkotim të produkteve të Serbisë?

Kosova

Gëzim, pse nuk bëre thirrje për bojkotim të produkteve të Serbisë?

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 14:20

Pas thirrjes që deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, kishte bërë për bojkotim të siç kishte thënë “pijeve joalkoolike amerikane”, kanë pasuar reagime të ndryshme, sidomos nëpërmjet rrjeteve sociale.
Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet një “CocaCola” me një mbishkrim, në të cilin i tërhiqet vërejta deputetit të Partisë së Drejtësisë për faktin se ai asnjëherë nuk kishte kërkuar “bojkotimin e produkteve të Serbisë”.

Gëzim Kelmendi duke komentuar situatën në Gazë, kishte bërë thirrje që të bojkotohen pijet joalkoolike amerikane.

Ai kishte kërkuar nga qytetarët të mos pinë Coca Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes, sepse sipas tij, “këto produkte janë të atij regjimi që po vret dhe masakron popullin palestinez”.

“Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona”, kishte shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat