Ernest Luma i përgjigjet Gëzim Kelmendit me 15 Coca-Cola!

Kosova

Ernest Luma i përgjigjet Gëzim Kelmendit me 15 Coca-Cola!

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 13:50

Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma i është përgjigjur thirrjes së deputetit Gëzim Kelmedi, i cili ka thënë se nuk duhet të konsumohet Coca-Cola për shkak se kjo pije prodhohet nga izraelitët.
Pas kësaj, Zëdhënësi Luma, ka publikuar një foto me 15 shishe Coca-Cola para vetës. Në këtë formë, ai e ka uruar fansat e tij në gjuhën angleze “cheers”, duke promovuar kështu pijen më të popullarizuar në botë.

Ky është reagimi i dytë i Lumës, i cili kishte thëtnë se kërkesa e Kelmendit për të mos konsumuar pije të tilla është marrëzi.

Sidoqoftë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë (PD), Gëzim Kelmendi, nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Facebook” u kishte bërë një kërkesë qytetarëve që të mos i konsumojnë pijet e gazuara Coca-Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat