Williamson do ta bëjë publik raportin më 29 korrik në Bruksel

Kosova

Williamson do ta bëjë publik raportin më 29 korrik në Bruksel

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:38

Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila po i heton pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se Prokurori Williamson do t’i bëjë publike gjetjet e tij gjatë një konference të martën e ardhshme në Bruksel.

Në një njoftim për media, zëdhënësi i Taskë Forcës bën të ditur se Prokurori kryesor i Taskë Forcës Speciale të Bashkimit Europian (SITF), Ambasadori Clint Williamson do të bëjë një deklaratë rreth të gjeturave të SITF, të martën, më 29 korrik në ora 10 e gjysmë në dhomën e mediave të Këshillit Europian ( Ndërtesa Justus Lipsius, 175 Rue de la Loi, Bruksel).

Po ashtu bëhet e ditur se Williamson për herë të parë do të pranojë edhe të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.Fillmisht ishte thënë se konferenca do të mbahet të hënën më 28 korrik. Në këtë konferencë do të mësohet nëseTaskë Forca ka gjetur dëshmi për të ngritur aktakuza ndaj ish –pjesëtarëve të UÇK’së të cilat përmenden në raportin e Dick Martyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat