Në Natën e Madhe të Kadrit, Presidentja Jahjaga shtroi iftar

Kosova

Në Natën e Madhe të Kadrit, Presidentja Jahjaga shtroi iftar

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 22:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi sonte iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërnava. Në iftar ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar.

E me këtë rast presidentja Jahajaga, i ka mirëpritur mysafirët e saj, duke thënë se janë bërë bashk për të shprehur respektin për komunitetin mysliman në Kosovë dhe për të festuar njëkohësisht vlerat e shoqërisë sonë, të traditës tonë të pasur fetare e kulturore.

Më poshtë, po ua sjellim të plotë deklaratën e saj dhënë gjatë këtij iftari:

Mirëmbrëma dhe mirësevini në darkën e Iftarit – të muajit të Ramazanit që sonte na ka bërë bashkë për të shprehur respektin tonë për komunitetin mysliman në Kosovë dhe për të festuar njëkohësisht vlerat e shoqërisë sonë, të traditës tonë të pasur fetare e kulturore.
Në Kosovë harmonia ndërmjet religjioneve është ndërtuar me shekuj dhe kjo harmoni na ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet njerëzve.
Sonte kjo darkë e Iftarit e muajit të shenjtë të Ramazanit, të fesë islame që predikon paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve, na bën së bashku të gjithëve për t’i shtrirë dorën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit njëri tjetrit dhe për të reflektuar.
Dhe ju faleminderit që sonte jemi këtu bashkë. Ashtu siç do të duhej të ishim bashkë edhe në të përditshmen tonë, duke lënë mënjanë për pak çaste dallimet politike, për të ndërtuar një vend të mundësive të mëdha me një të ardhme më të mirë për të gjithë pa dallim, ku mirëkuptimi do të heq barrierat dhe ku bazamenti I shoqërisë sonë është liria – edhe ajo fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat