Gjendja pas reshjeve të sotme në Prishtinë

Kosova

Gjendja pas reshjeve të sotme në Prishtinë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 21:07

Deri tash, Qendra e Thirrjeve ka pranuar më shumë se 100 thirrje, nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme, thuhet në një kumtesë të Komunës së Prishtinës.

Disa nga ndërhyrjet urgjente gjatë orëve të fundit janë ndërmarrë si më poshtë:

Në rrugën "UÇK" është bërë zhbllokimi i pusetave, largimi i drunjve nga rruga dhe është lajmëruar kompania përgjegjëse për semaforë e cila tashmë është duke e bërë rregullimin.

Në rrugën "Agim Ramadani" është bërë zhbllokimi i pusetave, largimi i drunjve nga rruga, si dhe largimi i një veture e cila e ka goditur një lis.

Në Qytezën "Pejton", dhe rrugën "Fehmi Agani" është bërë zhbllokimi i pusetave dhe largimi i drunjve nga rruga.

Deri më tani nga ekipet e Ujësjellësit në terren kanë bërë mbi 40 ndërhyrje në zhbllokimin e pusetave, duke përfshirë lagjen "Bregu i Diellit", "Dardania", rruga "B", lagja e Spitalit, dhe në objektin e QKUK-së.

Po ashtu, është ndërhyrë prapa objektit të Rektoratit duke larguar ujin, në mënyrë që të shpëtohet dëmtimi i arkivues që gjendet brenda në objekt.

Është ndërhyrë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Kulturës, dhe Ministrinë e Arsimit për të larguar ujin që ka depërtuar në brendësi te objekteve.

Ekipi i zjarrfikësve kanë ndërhyrë në lagjen "Tophane", në bankën ProCredit në rrugën B, në lagjen Lakërishte për thithjen e ujit dhe në Qytezën Pejton ndërhyrje në kabllo të rrymës.

Janë marrë masat emergjente në pastrimin nga uji në rrugën "Lek Dukagjini" ku janë vërshuar shtatë banesa dhe gjashtë automjete.

Tani ekipi është duke punuar në "Hotel Grand" pasi që podrumi i hotelit është vërshuar nga uji.

Është intervenuar te rruga "B" në banesat e Royal-it ku podrumet dhe katet e para janë mbushur me ujë.

Ekipi i Hortikulturës tani është duke larguar drunjtë nga rruga në rrugën për Taukbahçe.

Është intervenuar në lagjen "Lakërishte", në rrugën "Haxhi Zeka" dhe në rrugën Dubrovniku ku ka pasur prurje të mëdha të ujit dhe janë rrezikuar disa shtëpi.

Komuna rikujton edhe njëherë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrjen e Komunës të lajmërohen në Qendrën e thirrjeve me numër 038245666.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat