Gërvalla: “Krimi me kriminelë nuk luftohet”

Kosova

Gërvalla: “Krimi me kriminelë nuk luftohet”

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 12:17

Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, ka kujtuar 14 vjetorin e vrasjes së Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, Shaban Manajt.

Gërvalla ka thënë se edhe pse pas 15 vjet pas luftës shoqëria në Kosovë ende nuk kanë mundur që t`i zbardh vrasjet pasluftës.

“Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës, shoqëria kosovare nuk gjeti forcë t'iu dalë zot atyre bijve të saj, të cilët në Kosovën e lirë u vranë mizorisht nga kriminelët e banditët, vetëm pse nuk u përkulën para krimit dhe presionit, por me dinjitet i mbrojtën parimet e tyre për një Kosovë të lirë për të gjithë, e jo të zaptuar nga krimi.
Sot mbushen 14 vjet nga vrasja e Shaban Manajt, Kryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog. Në një ditë të tillë, mendimet e mia janë tek familja e tij, miqtë e tij të ngushtë.
Në vend të shprehjeve të stereotipe 'patriotike', të mendojmë se çfarë mund të bëjë secili prej nesh për t'i bërë Shaban Manajn dhe të gjithë heronjtë e vërtetë të Kosovës të ndihen krenar për vendin e tyre.
Një fillim i mbarë do të ishte ngritja e zërit dhe refuzimi kategorik i dhunës dhe krimit, dhe natyrisht i njerëzve të identifikuar me këto fenomene, nga çdo segment i vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik. Krimi me kriminel nuk luftohet!”, ka shkruar Gërvalla në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat