Dita e dytë e provimit kaloi qetë, më 25 korrik rezultatet

Kosova

Dita e dytë e provimit kaloi qetë, më 25 korrik rezultatet

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:24

Dita e dytë e provimit pranues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka kaluar e qetë dhe pa parregullsi të shënuara, ka bërë të ditur këshilltari i rektorit të UP-së, Ardian Gola.
Madje sipas tij, më 25 korrik, të gjitha fakultetet do t’i kenë të publikuara rezultatet e regjistrimit duke e respektuar edhe fazën 48 orësh të ankesave nga ana e kandidatëve.

Provimi pranues i cili është mbajtur për Fakultetin e Mjekësisë dhe atij Ekonomik, sipas Golës, ka kaluar pa asnjë problem, derisa i gjithë procesi është përcjellë nga afër nga menaxhmenti i UP-së.

Gola ka theksuar se edhe procesi i korrigjimit dhe vlerësimit, do të filloj brenda orëve dhe se gjithçka do të shkoj sipas planit të paraparë.

Gola: Nuk pati probleme

“Ne para 1 orë e kishim një takime dekanin e Mjekësisë dhe nga informatat që i kemi nga dekani i Ekonomikut del s procesi ka rrjedh shumë mirë, nuk ka pasur vërejtje të evidentuara e as ankesa të evidentuara nga studentët, nga kandidatët apo nga profesorët dhe tashmë pritet që pas një pauze le të themi disa orësh të anëtarëve që kanë qenë pjesëmarrës në organizmin e testit pranues në Mjekësi të rifilloj procesi i vlerësimit. Këtë po e them për faktin se ata kanë qenë të izoluar, në karantinë nga ora 5 dje e pasdites e deri sot kur ka përfunduar testi dhe sigurisht që fizikisht është e papërballueshme që ata të vazhdojnë menjëherë me kontrollim dhe vlerësim të testit siq ka ndodh me fakultete tjera. Do të shikojmë nëse ata do të kenë të mundshme sot pas dite, rreth orës 7 të fillojnë me proces të kontrollimit dhe vlerësimit apo do të pritet deri nesër në mëngjes”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket sigurisë së këtij provimi edhe në fazën e kontrollimit, Gola ka thënë se menaxhmenti i UP-së vazhdimisht po i monitoron komisionet e vlerësimit derisa ky proces në Fakultetin e Mjekësisë po përcillet edhe përmes kamerave të sigurisë në mënyrë që gjithçka të shkoj mbarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat