Kërkohet ndihmë për ish pjesëtarin e UÇK-së

Kosova

Kërkohet ndihmë për ish pjesëtarin e UÇK-së

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 00:59

Xhemë Rexhepi, ish pjesëtar e tri luftërave të UÇK-së, ndonëse i është nënshtruar operacionit spinal në Shkup, ai megjithatë nuk arriti të ngrihet nga shtrati.

Ai tash e gjashtë vjet nuk mund të lëvizë dot nga shtrati. Mjekët në Turqi zotohen se mund ta trajtojnë dhe t`ia mundësojnë të lëvizë me karrocë. Megjithatë, kjo ka kosto.

Ish-pjesëtari i luftës së UÇK-së, Xhemë Rexhepi nga Zhitia e Vitisë ka gjashtë vjet që nuk mund të lëvizë nga shtrati.
Ai vuan nga problemet në shpinë të cilat nuk i ka tejkaluar edhe pse është operuar para disa vitesh në Shkup. Tash për trajtim të mëtutjeshëm, familja 6-anëtarëshe Rexhepi nuk mund t`i sigurojë paratë për shërim të Xhemës në një spital në Turqi.
"Me ndihmën e zotit dhe të shokëve që janë këtu besoj se do ta lë shtartin dhe me ndihmën e njerëzve që kanë vullnet....", thotë Xhema.
Shokët e idealit janë duke bërë çmos për ta ndihmuar Xhemën i cili pos Kosovës mori pjesë edhe në luftën e Maqedonisë dhe në atë të Preshevës.
Por kostoja e trajtimit shëndetësor sillet rreth 25 mijë euro.

Bahri Gashi, tregon se kanë kontaktuar me mjek në spital në Turqi dhe me bashkëkombas dhe se kanë thënë mjekët se për 50% mund të shërohet...
Familja Rexhepi jeton me asistencë sociale. Për ruajtjen e gjendjes së tanishme shëndetësore të Xhemës u nevojiten deri në 800 euro në muaj. Kurse për shërim të pjesshëm ata shpresojnë se do të ndihmohen nga njerëz të vullnetit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat