Cilat prej premtimeve të Shpend Ahmetit janë përmbushur për gjashtë muaj

Kosova

Cilat prej premtimeve të Shpend Ahmetit janë përmbushur për gjashtë muaj

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 10:07

Në gjashtë muaj të qeverisjes së Shpend Ahmetit me Prishtinën, opozita e ka cilësuar qeverisjen e tij jostabile. Sipas opozitës, kjo periudhë nuk ka sjellë ndryshime përmbajtjesore.

“Nuk mund të bëhen ndryshime me një qeverisje jostabile”, ka thënë përfaqësuesi i LDK-së, Agim Gashi, duke zënë ngoje lëvizjet brenda ekzekutivit nga fillimi e deri në ditët e fundit. Sipas Gashit, kjo qeverisje ka ngecur në lirimin e hapësirave publike, përmirësimin e kushteve të trafikut urban, shtimin e numrit të çerdheve publike, etj. Ai ka thënë se këto ngecje do të vërehen më së miri në raportin financiar 6-mujor të kryetarit Ahmeti, ku do të shihet se buxheti është keqmenaxhuar. “Kjo qeverisje i ka ndërprerë edhe projektet e qeverisjes së kaluar”, ka theksuar ai.

Edhe Lirak Çelaj, shef i grupit të këshilltarëve në KK, ndërkaq, e ka cilësuar këtë qeverisje si të plogësht dhe pa rezultate konkrete rreth zhvillimit të kryeqytetit.
“Pos do gjërave të vogla, edhe ato të nisura nga ish-qeverisja e kaluar, kjo qeverisje nuk ka bërë gjë tjetër”, ka thënë ai, duke përmendur probleme që, sipas tij, e rëndojnë kryeqytetin. Në këto valë është edhe shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në KK, Imer Rusinovc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat