Edita Tahiri me një delegacion të madh në Bruksel, Serbia dërgon veç një përfaqësues

Kosova

Edita Tahiri me një delegacion të madh në Bruksel, Serbia dërgon veç një përfaqësues

Nga: Kimete Berisha Më: 11 korrik 2014 Në ora: 18:49

Kosova dhe Serbia assesi të gjejnë në zgjidhje për urën e Mitrovicës në të cilën është vendosur një barrikadë që serbët po e quajnë parku i paqes. Mediat serbe e kanë cituar Tahirin duke thënë se pala kosovare ka shkuar me një delegacion të madh atje ndërsa përfaqësuesi serb Marko Djuric vetëm.
Pala kosovare dhe ajo serbe kanë zhvilluar bisedime për urën mbi Ibër në të cilën serbët e veriut kanë vendosur një barrikadë, por nuk ka pasur ndonjë përparim.

“ për fat të keq nuk ka pasur progres” ka thënë Tahiri pas bisedimeve 8 orëshe në ndërtesën e shërbimit të jashtëm të BE’së.

Është bërë e ditur se bisedimet për ‘parkun’ do të zhvillohen edhe më 22 korrik.

Mediat serbe e kanë cituar Tahirin duke thënë se pala kosovare ka shkuar në Bruksel me disa zyrtarë të ministrive dhe ka qenë e gatshme të qëndrojë edhe për vikend në Bruksel për të zhvilluar bisedime por sipas saj Marko Djuric, shef i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën nuk ka qenë i përgatitur pasi ka shkuar vetëm atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat