MFSK dhe MM e Maqedonisë nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e ekspertëve

Kosova

MFSK dhe MM e Maqedonisë nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e ekspertëve

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 16:22

Sekretari i përgjithshëm, Shekzen Sylaj në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), dhe Saso Stafanoski, Sekretar i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes(MM) të Republikës së Maqedonisë, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi lidhur me shkëmbimin e ekspertëve.

Ky Memorandum Mirëkuptimi, lidhur me shkëmbimin e ekspertëve, paraqet një kornizë për bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të ekspertëve të certifikuar për të kryer trajnime në fushën e çështjeve publike.

Trajnerët regjional të certifikuar në përputhje me kursin (programin) “Trajno trajnerët” i kryer në Qendrën Regjionale për Çështje Publike (QRÇP) në Shkup, e njohur më parë si Qendra Regjionale e Komunikimit (QRK), me qëllim të trajnimit të personelit-trajnerëve, në fushën e çështjeve publike.

Trajnerët regjional të certifikuar do të jenë në dispozicion të QRÇP në përputhje me planin dhe programin vjetor të aktiviteteve.

Statusi ligjor i trajnerëve të shkëmbyer, që marrin pjesë në aktivitetet në territorin e vendit pritës, do të përcaktohet në përputhje me marrëveshjen NATO/PfP Sofa.

Memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbimin e ekspertëve është arritur në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që ka Ministria e FSK-së me MM e të Republikës së Maqedonisë në fushën e mbrojtjes/sigurisë nga vitit 2010.

Pastaj duke u bazuar në Marrëveshjen ndërmjet shteteve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut, lidhur me statusin e forcave të tyre(NATO SOFA), të vitit 1951 si dhe duke u bazuar në Marrëveshjen ndërmjet shteteve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe shteteve tjera që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, lidhur me statusin e forcave të tyre(PfP SOFA), të Brukselit (19 qershor 1945).

Marrëveshja e Mirëkuptimit ka hy në fuqi sot me rastin e nënshkrimit të Memorandumit nga ana e MFSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat