Shpresa te ndërkombëtarët!

Kosova

Shpresa te ndërkombëtarët!

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 08:40

Situata e krijuar pas marrëveshjes së tri partive që kanë humbur zgjedhjet, për një koalicion paszgjedhor dhe dështimi i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin që t'i japë fund ngërçit politik në krijimin e institucioneve, ka sjellë vendin sërish në një situatë të palakmueshme.

Opinionistë politikë kanë thënë për gazetën se ka ardhur koha që sërish të ketë një ndërhyrje ndërkombëtare, me qëllim që të krijohen institucionet dhe të mos përsëriten zgjedhjet e parakohshme.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, ndërhyrja e ndërkombëtarëve në ngërçin politik që është krijuar, është më se e nevojshme. Ai nuk e beson se partitë politike do të arrijnë vetë që t'i konstituojnë institucionet, kjo duke u bazuar nga e kaluara.

“Duke pasur parasysh përvojën e kaluar të këtyre partive, nuk mund të shpresojmë që do ta çojnë punën deri në fund pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Pavarësisht mënyrës indirekte apo direkte, ndërkombëtarët do ta kenë rolin e tyre”, ka thënë Mushkolaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat