Hashim Thaçi e Edi Rama heshtin për dhunën e policisë sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve

Kosova

Hashim Thaçi e Edi Rama heshtin për dhunën e policisë sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 08:25

Dy Kryeministrat, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve nga ana e policisë sllavomaqedonase.

Derisa protestat e shqiptarëve të Maqedonisë po hyn në ditën e tretë, as Kryeministri Hashim Thaçi dhe as Edi Rama nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Ata kanë vendosur të heshtin dhe të mos komentojnë zhvillimet në Maqedoni, ku shqiptarët po protestojnë ndaj një vendimi të Gjykatës, e cila ka dënuar disa qytetarë me burgim të përjetshëm.

Protestat janë paralajmëruar se do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit – lirimin e shqiptarëve të dënuar pa faj -si dhe dënimin e policëve që po ushtrojnë dhunë mbi protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat