Certifikata në shtëpi brenda 24 orëve

Kosova

Certifikata në shtëpi brenda 24 orëve

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 09:26

Komuna e Pejës ka qenë e para në Kosovë kur në vitin 2009 ka nisur të ofrojnë shërbimin qytetarëve për aplikim Online për certifikata. Ky shërbim është ndërprerë marsin e vitit të kaluar për shkak të ndryshimeve që bënte vazhdimisht
Ministria e Brendshme në programet e saj. Nga java e kaluar ky shërbim serish është funksionalizuar. “Që dy javë ky shërbim serish është në dispozicion për qytetarë me një program më të ri”, tha për gazetën Tribuna, Shpëtim Zymberi, zyrtarë për pranimin e kërkesave përmes internetit.

Më herët, pasi kanë aplikuar Online, qytetarëve u është dashtë të shkojnë vet ta marrin certifikatën për të cilën kanë aplikuar. Mirëpo, nga kjo javë ata nuk kanë nevojë të ngrihen as nga shtrati nëse iu duhet ndonjë certifikatë në ofiqari. Atë tash ua sjell postieri të dera brenda 24 orëve, varësisht nga ora kur aplikojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat