Gierse, këshilltar për çështje logjistike në FSK-së

Kosova

Gierse, këshilltar për çështje logjistike në FSK-së

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 11:59

Sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, për emërimin e nënkolonel Michael Gierse, këshilltar për çështje logjistike në Ministrinë e FSK-së.

Këtë marrëveshje e ka nënshkruar ministri në largim Agim Çeku dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Dr. PeterBlomeyer.
Në tekstin e marrëveshjes janë të definuara fushat konkrete që e intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, gjithashtu edhe misionin, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarit gjerman që do të jetë i integruar në kuadër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo marrëveshje është rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive dhe konform Marrëveshjes Bilaterale që ka Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat