Imzot Gjergji: Vatikani do ta njoh Kosovën

Kosova

Imzot Gjergji: Vatikani do ta njoh Kosovën

Më: 20 qershor 2014 Në ora: 20:44

Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi katolik i Kosovës, po qëndron në një vizitë në SHBA për një fushatë grumbullimi fondesh për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Për këtë katedrale, komuniteti shqiptaro-amerikan deri tani ka dhuruar më shumë se 1,5 milion dollarë.

Ai, në një bisedë me Zërin e Amerikës, foli për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me pozitën e katolikëve në Kosovë, si dhe përpjekjet e qeverisë për njohje diplomatike nga Vatikani.
“Përpiqemi të kryejmë detyrat ndaj vendit dhe ndaj besimtarëve. Përpiqemi të ndërtojmë bashkërisht të ardhmen”, tha Imzot Dodë Gjergji.

I pyetur pse Vatikani nuk e njeh Kosovën, Imzot Gjergji tha: “Vatikani ka treguar dashuri për popullin shqiptar. E njëjta vlen edhe për luftën e fundin në Kosovë. Vendimet rreth njohjes janë marrëdhënie mes shteteve e jo kompetencë e imja. Relacionet mes Kosovës dhe Vatikanit janë nivel të mirë komunikimi. Dhe, njohja do të vijë”.

I pyetur rreth marrëdhënieve mes bashkësive fetare në Kosovë, ai thotë se “te ne ekziston dashuria ndër-vëllazërore mes shqiptarëve, pa marrë parasysh rajonin dhe fenë...”.
“Ne merremi me të mirën e të bukurën, në dashurinë që shqiptarët kanë ndër vete. Ndihemi keq për disa që janë jashtë traditës dhe kulturës pozitive shqiptare”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat