Gashi - Zhbogar, të mos politizohet çështja e kishës në oborrin e Universitetit

Kosova

Gashi - Zhbogar, të mos politizohet çështja e kishës në oborrin e Universitetit

Më: 24 prill 2014 Në ora: 13:47

Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi ka pritur në takim Kryesuesi e Këshillit Evropian, Samuel Zbogar dhe Ambasadorin e OSCE, Jean-Claude Schlumberger. Gashi me bashkëbiseduesit ka folur për përpjekjet e MMPH-së në reformat ambientale ndër të cilat eliminimi I qeseve të plastikës, nismë kjo ndërkombëtare në mesin e të cilëve radhitet edhe Kosova.

Ndërsa rreth Kishës Ortodokse të papërfunduar si ndërtim që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ministri Gashi i ka thënë Zhbogarit se statusi i padefinuar juridik i kësaj Kishe, duhet të zgjidhet, por fillimisht pa e politizuar çështjen dhe lënë në dorë të ekspertëve.

Ndërsa, kryesuesi i KE, Zhbogar e ka falënderuar Gashin për zgjidhjen e një sërë çështjeve si kryesues i Komisionit Zbatues Monitorues, raste të ndryshme si në Gazimestan, Lipjan, Vushtrri e Pejë dhe përcolli fjalë të mira në aspektin e bashkëpunimit edhe nga kolegët anëtarë të këtij Komisioni që janë nga Kisha Ortodokse, Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuese të Ambasadave e Institucioneve tjera. A.M

Gashi dhe Zhbogar kanë ranë dakord që asnjë komunitet, e aq më pak komuniteti serb në Kosovë nuk ka arsye dhe nuk duhet të shqetësohet për proceset të cilat i ka nisë Kosova, sepse tashmë i kanë të garantuara të drejtat e tyre dhe me kushtetutë dhe se kthimi më i mirë për zgjidhjen e çështjeve është tek ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat