Pritet të fillojnë gërmimet në Rudnicë afër Rashkës

Kosova

Pritet të fillojnë gërmimet në Rudnicë afër Rashkës

Më: 23 prill 2014 Në ora: 10:55

Sot pritet të fillojnë gërmimet në lokacionin që dyshohet të jetë varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, në Rudnicë të Rashkës. Drejtuesi i ekipit kosovar, Arsim Gërxhaliu, thotë se i beson informacionit të nxjerrë nga pala serbe, se në këtë varrezë masive mund të gjenden trupat e të paktën 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, që i takojnë rajonit të Drenicës.

Sipas urdhëresës së Njësisë për Krime Lufte të Gjykatës së Beogradit, gërmimet do të fillojnë sot.

“Të mërkurën ne do ta dimë edhe procesin e mëtutjeshëm dhe do të shohim saktësisht se për sa mund t’i qasemi, apo mund t’u afrohemi mbetjeve mortore. Të mërkurën, do ta dimë saktësisht se në cilin nivel ndodhemi, do të thotë për procesin dhe kur do të fillojë puna për ndërhyrjen antropologjike mjeko-ligjore”, ka thënë më herët Gërxhaliu.

Paraprakisht nga lokacioni i dyshuar, ku janë gjetur mbetjet e dy shqiptarëve, është rrënuar një ndërtesë që ishte ngritur pas vitit 1999, sipas të gjitha gjasave, me qëllim që të kamuflohet varreza masive e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat