Lama: Krimet me organe i ka bërë Serbia

Kosova

Lama: Krimet me organe i ka bërë Serbia

Më: 22 prill 2014 Në ora: 23:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka thënë se ka shume gjasa qe trafikim organesh të kenë bere kriminelet e Serbisë të cilët morën me mijëra shqiptare dhe i zhduken në mënyre misterioze.
Gjithashtu deputetja Lama ka thënë se Shteti i Kosovës duhet ti beje thirrje Këshillit të Evropës dhe veçanërisht Senatorit Dick Marti që të ndërmarre një investigim për trafikantet serbe të luftës.

"Sot e kesaj dite jane zhdukur, por edhe mbetjet e trupave qe gjenden u fshehen per shume vite, duke pamundesuar plotesisht zbulimin e marrjes se organeve. Serbia ne fakt duhet te hetohet edhe per nje krim te tille. Shteti i Kosoves duhet ti beje thirrje Keshillit te Evropes dhe vecanerisht Senatorit Dick Marti qe te ndermarre nje investigim per trafikantet serbe te luftes. Kete ceshtje e ngrita sot edhe me anetaret e Komisionit per Integrime te Parlamentit turk, pasi Turqia eshte anetare e Keshillit te Evropes prej fillimit, dhe meqenese na konsiderojne vellezer, eshte mire te japin kontrubutin ne kete institucion. Tani e tutje ne cdo takim me nderkombetar do te bej nje kerkese te tille. Krimet e nje shekulli ne Kosove qe ka kryer Serbia, nuk mund te krahasohen me asgje", ka shkruar Lama në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat