Çitaku: Të bashkëpunojmë që komuniteti RAE t”i tejkalojë sfidat

Kosova

Çitaku: Të bashkëpunojmë që komuniteti RAE t”i tejkalojë sfidat

Më: 22 prill 2014 Në ora: 14:40

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e zbatimit të aktiviteteve dhe objektivave të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë, si qytetarë të barabartë të Kosovës.
Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, gjatë një vizite që i ka bërë OJQ-se "The Ideas Partnership" në Fushe Kosovë .
Çitaku bëri thirrje për çdo formë të mundshme të bashkëpunimit reciprok në mënyrë që sfidat që i kanë përpara vetes komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjipitianë që jetojnë në Kosovë t’i tejkalojnë bashkërisht.
Ajo në fillim të fjalës së saj i ka njoftuar të pranishmit për përkushtimin e ministrisë që ajo drejton, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në integrimin e plotë të këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare. “Në kuadër të këtij angazhimi ne kemi organizuar dy takime, diskutime të hapura me përfaqësues të OJQ-ve të cilët janë aktiv në fushën e mbështetjes së integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me synim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe ndërmarrjes së hapave më të duhur në fazën që gjendemi. Përmes rolit tim si Kryesuese e Komitetit Drejtues Ndër Institucional për Zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, deklaroi Çitaku.

Në fund të kësaj vizite u tha se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim të ngushtë me vet pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në tejkalimin e këtyre vështirësive,për integrimin e plotë në shoqërinë tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat