Ja çfarë i bënë Tigrat e Arkanit një shqiptari në Bosnjë

Kosova

Ja çfarë i bënë Tigrat e Arkanit një shqiptari në Bosnjë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 15:51

Gazeta boshnjake “Osllobogjenje” e Sarajevës transmeton apelin e këtyre ditëve të shkrimtarit dhe gazetarit Jusuf Trbiq,drejtuar bashkëqytetarëve të vet që të identifikojnë të riun në fotografi, të cilin po e rrahnin kriminelët.Trbiq thekson se foton me siguri e kishte bërë Ron Haviv, i cili kishte xhiruar aty gjithë kohën, deri sa nuk e kishin njoftuar Arkanin. Havivit atëherë i ishin marrë edhe filmi edhe fotoaparati.

“Por, fotoreporteri amerikan, derisa Arkani kishte qenë duke ardhur, duke biseduar rrugës me ushtarët e tij, ia kishte dalë të nxirrte nga aparati filmin e vjetër dhe të vendoste të riun dhe të vazhdonte fotografimin. Atëherë kishte mundur të xhironte hedhjen nga kati të shqiptarit të rrahur nga ushtarët e Arkanit, të cilin e kishin marrë para shtëpisë së Rexhepit. Haviv e kishte xhiruar shqiptarin edhe atje, me duar të ngritura lart.


Kur kishte rënë nga kati mbi asfalt, ende kishte qenë i gjallë, dhe ushtarët e Arkanit kishin vazhduar ta shqelmonin me çizme e kondakë të armëve. Pastaj e kishin futur në ndërtesë”, thotë Trbiq, duke shtuar se ushtarët e Arkanit me siguri i kishin hedhur ujë të ftohët shqiptarit (siç shihet edhe nga fotografia), meqë pas rënies nga kati e kishte humbur vetëdijen.


Dhe me të vërtetë, kur krahasohet burrit nga fotografia, para shtëpisë së Rexhepit (gjithnjë bëhet fjalë për një skenë që kishte ndodhur në Bjelinë të BeH gjatë luftës në këtë vend – sqarim ynë), që bëri xhiron e botës më 1992, dhe fotografia e burrit para Urbanizmit, të cilin po e rrahnin paramilitarët e Arkanit, del se bëhet fjalë për të njëjtin person.


Që të dy burrat kanë të veshur xhaketë gri, pjesa e brendshme e të cilës është e gjelbër, pastaj xhemperi i zi nën të cilin duket jaka e këmishës së bardhë. Duke pasur parasysh tregimin e Havivit dhe krahasimin midis fotografive, del qartë se bëhet fjalë për të njëjtin person – shqiptarin e Bjelinës, i cili në këtë qytet ka qenë kamerier.


Lista e të vrarëve


“Mua më ka thënë Ron Havev se kishte dëgjuar se ai shqiptar kishte mbijetuar. Nuk e di si ia kishte dalë, por duket kishte mbijetuar. E kam listën e të gjithë shqiptarëve të vrarë, por nuk e di se për cilin bëhet fjalë konkretisht”, na tha Tërbiq, shkruan “Osllobogjenje”, duke shtuar se në Bosnjë e Hercegovinë gjatë luftës më së shumti shqiptarë janë vrarë në Bijelinë.


Po ashtu supozohej se burri nga fotografia është njëri nga vëllezërit Belkiq. Sipas kujtimeve të Tërbiqit, në prill të vitit 1992 në Urbanizëm ishin sjellë edhe dy vëllezërit Almir (27) dhe Ibrahim (26) Belkiqi, të cilët më vonë janë vrarë në Lulishten e qytetit.


Bashkëshortja e Almirit, e cila me një fëmijë jeton në Gjermani, pasi e kishte parë fotografinë nuk ka mundur të konfirmojë nëse bëhet fjalë për bashkëshortin e saj të ndjerë, përshkruan kjo gazetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat