Ramadani: "Shën Valentini" Isa & Hashim

Kosova

Ramadani: "Shën Valentini" Isa & Hashim

Më: 20 prill 2014 Në ora: 15:07

Sekretar i Përgjithshëm i AAK -së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se marrëveshja për shpërbërjen e Parlamentit është marrëveshje e ditës së Shën Valentinit në mes të Thaçit dhe Mustafës.
Ramadani ka thënë se AAK-ja preferon shkarkimin e Qeverisë, por, në mungesë të saj, ne do ta votonim shpërbërjen e Parlamentit që të shkohet në zgjedhje

“Një ditë Pasi kemi filluar ne mocionin për ta shkarkuar Qeverinë, Mustafa është takuar me Thaçin dhe e kanë bërë këtë marrëveshje. Tani do ta mbajnë apo jo është çështje e dashurisë.
Por, ne besojmë se Qeveria duhet të shkarkohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Isa Mustafa po e amniston Hashim Thaçin me marrëveshjen që e ka bërë ditën e Shën Valentinit, por sidoqoftë, nëse vjen në Kuvend, ne do të bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje.
Ne preferojmë shkarkimin e Qeverisë, por, në mungesë të saj, ne do ta votonim shpërbërjen e Parlamentit që të shkohet në zgjedhje.
Ne mendojmë se mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhje është shkarkimi i Qeverisë, sepse nuk është mirë të shkohet në zgjedhjet duke e amnistuar Thaçin”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat