Kuçi: Marrëveshja e Brukselit u zbatua sipas ligjeve të Kosovës

Kosova

Kuçi: Marrëveshja e Brukselit u zbatua sipas ligjeve të Kosovës

Nga: Hava Orana Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:55

Dje u bënë një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nga kryeministrat Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Dacic, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton. Brenda një viti kjo Marrëveshje është vlerësuar në mënyra të ndryshme, e shumë herë që po realizohet në favor të Serbisë, e Qeveria e vlerëson më ndryshe.

Kështu zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se vetë Marrëveshja ka rëndësinë e saj, e më pas integrimi i saj është bërë në disa fusha si në zgjedhjet lokale, në polici, duke respektuar ligjet e Republikës së Kosovës.

“Vetëm Marrëveshja ka rëndësinë e saj në shumë aspekte por nga përmbajtja e saj është shumë me rëndësi se integrimi i asaj pjese është bërë në disa fusha si në zgjedhjet lokale, polici, etj., sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thotë Kuçi për ‘Bota sot’.

Ndryshe Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar me 19 prill 2013, në Bruksel./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat