Mustafa: Qeveria aktuale po i trajton qytetarët si azilantë

Kosova

Mustafa: Qeveria aktuale po i trajton qytetarët si azilantë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 23:07

Në një takim me anëtarësinë e LDK'së në Nëndegën e Bradashit të Podujevës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale po trajtohen sikur të ishin azilantë.
“Qytetarët e Kosovës nga qeveria aktuale po trajtohen sikur të jenë azilantë, duke u ofruar ndihma në këtë kohë. Ata nuk kanë nevojë për ndihma nga qeveria, sepse ndihmat nuk janë zgjidhje. Qytetarëve të Kosovës iu duhet zhvillimi dhe krijimi i mundësive për të punuar dhe fituar dhe këtë e garanton Lidhja Demokratike e Kosovës, me fitoren e saj “, tha Mustafa, thuhet në njoftimin për media nga kjo parti.

Nga ana e tij, kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, foli për takimet që janë zhvilluar nëpër të gjitha strukturat e degës me qëllim të mobilizimit dhe përgatitjes për zgjedhjet nacionale, të cilat pritet të mbahen së shpejti.

“Dëshmia më e mirë se LDK- ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale dhe se Kryeministër i vendit do të jetë kandidati i saj, akademik Isa Mustafa është prezenca e juaj masovike në tubimin e sotëm”, tha Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat