Fotoja e ushtarit të UÇK-së shpallet kopertina e vitit në Francë, ai sot jeton me belgtori (Video)

Kosova

Fotoja e ushtarit të UÇK-së shpallet kopertina e vitit në Francë, ai sot jeton me belgtori (Video)

Më: 17 prill 2014 Në ora: 13:30

Xhafer Kadiri është ushtari i UÇK-së që dikur para një flamuri kombëtar i janë mbushur sytë me lot.

Fytyra dhe përlotja e sve të tij është bërë një simbol në të gjithë Kosovën, por edhe në vende të tjera të botës.

Fotoja e tij e vitit 1999, është shpallur në Francë koportina e vitit.

Ish ushtari i UÇK-së nga Rahoveci duket edhe në një fotografi tjetër mjaft prekëse. Tashmë jeta e ish ushtarit të UÇK-së, Xhafer Kadirit ka ndryshuar shumë, por ndoshta jo shumë pozitivisht.

Ai aktualisht jeton në Rahovec dhe merret me blegtori. Ashtu si edhe shumë ish ushtarë të UÇK-së edhe pas gjashtë vitesh të pavarësisë së Kosovës jetojnë ende në kushte shumë të vështira ekononimike dhe sociale.

Në çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës fotoja e tij rikthehet në qëndër të vëmendjes, por kushtet e vështira në të cilat jeton nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga zyrtarët e Kosovës.

Ju sjellim një video ku duken qartë kushtet e vështira në të cilat jeton Xhafer Kadiri dhe familja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat