Miftari: Kur duhet dhënë llogari për ‘gabimet’ e UÇK-së, Thaçi po heq dorë nga lufta

Kosova

Miftari: Kur duhet dhënë llogari për ‘gabimet’ e UÇK-së, Thaçi po heq dorë nga lufta

Nga: Hava Orana Më: 15 prill 2014 Në ora: 11:06

Tribunali do të krijohet për të dënuar krimet e luftës, dhe si i tillë nga zyrtarët më të lartë të shtetit u quajt si prishje e imazhit të shtetit të Kosovës. Ndërkaq në deklaratën e fundit shefi i Eulex-it, Bernd Borhard ka thënë se krijimi i gjykatës speciale për hetimin e krimeve në luftën e fundit në Kosovës, është i përqendruar në individë.

Naim Miftari epror i lartë i G2 UÇK-TMK dhe ish pjesëtar i SHIK-ut, thotë se edhe vetë Borhard se nuk duhet dënuar tërësisht lufta e UÇK-së e cila ka qenë luftë për mbijetesë, ndërsa gabimet kanë qenë të orkestruara ose individuale.

“Po edhe shefi i EULEX-it e din shumë mirë se nuk mundet të dënohet lufta e ish UÇK-së pasi ka qenë luftë për mbijetesë të popullit tonë. Normal gjatë luftës bëhen edhe gabime, vrasje, dhunime, shkatërrime, hakmarrje, ato gabime bëhen të orkestruara ose individuale”, thotë Miftari.

Sipas tij, Kosova në atë kohë nuk ka qenë shtet. Ushtria ka qenë vullnetare e dal nga represioni i Ushtrisë, policisë, sigurimit të shtetit serb.

“Prandaj edhe ndonjë gabim i vogël kur është vra ndonjë serb nuk është aq dramatik sa flitet në mediat botërore. Nuk mundesh t’i barazosh afër 14.000 viktima shqiptar me 300 serbë. Serbia ka vra në mënyrë të koordinuar me urdhër nga kreu i shtetit, kurse ish UÇK-ja ka bërë luftë mbijetese dhe askush nuk ka mundur me kontrolluar X komandantin nën një fshat të largët të cilit ndoshta ja kanë vrarë serbët tërë familjen askush nuk e ka pasur nën kontroll nëse hakmerret në ndonjë serb”, thekson ai.

Raportin e Dik Martit, Miftari e quan si një trillim të ‘kuzhinave’ serbo-sllave, ndërsa nëse ndonjë pjesëtar ka bërë shkelje të rregullave të luftës, thotë se ushtarët e UÇK-së janë në gjendje të japin llogari para kujtdo.

“Një e di saktë dhe jam i sigurt 100%, tentimi i njollosjes me Raportin Dik Marti mbi tregti organesh është trillim i kuzhinave serbo sllave. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër nëse ndonjë pjesëtar i joni ka bërë shkelje të rregullave të luftës, ne si ushtar të UÇK-së jemi në gjendje të japim llogari para çdo kujt, mendoj ne miq dhe para popullit tonë”, tha Miftari.

Ndërkaq i pyetur rreth emrave që mund të përfundojnë në këtë gjykatë, ai thotë se emrat nuk janë me rëndësi shumë, pasi çdo përmendje emrit nuk do ishte në rregull as për ne, as për ata që do kanë emrin në aktakuzë, por sipas tij numri i të dënuarve do jetë shumë i vogël dhe simbolik.

Miftari thotë se kryeministri Thaçi posa e sheh se dikush duhet dhënë llogari për gabimet e UÇK-së, ai thotë se nuk ka qenë as ushtar as lider i UÇK-së.

“Krimi i organizuar dhe klubet e milionerëve që mbin pas luftës janë çerdhe të krimit edhe gjatë luftës nëse janë shkel rregullat e luftës fajtorët gjenden aty duke filluar nga lideri legjendar Hashim Thaçi i cili posa sheh se duhet jepur llogari dikush për gabimet e mundshme të UÇK-së, meniherë thotë nuk kam qenë as lider, as ushtar i UÇK-së dhe i ik përgjegjësisë, kurse deri dje rrahte gjoks se ka qenë alfa dhe omega e krejt UÇK-së”, theksoj Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat