“Bota sot” merr vesh se deri në mes të majit LDK do të përcaktoj kandidaturat për deputet

Kosova

“Bota sot” merr vesh se deri në mes të majit LDK do të përcaktoj kandidaturat për deputet

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:51

Këto ditë LDK po punon me vrull në terren, për ta mobilizuar anëtarësinë e LDK-së. Zyrtarë të lartë të LDK-së i kanë shpalosur “Botës sot” strategjinë e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

A do të përjetoj Kosova një kthesë në qeverisje, një fillim të ri, apo do të vazhdojë me këtë avaz qeverisës që mund të rezultojë me trazira sociale nga numri i madh i të papunëve dhe varfëria që vjen e shtohet me ritme alarmante? Zyrtarë të lartë të LDK-së i kanë thënë “Botës sot” se në fund të majit ose në fillim të qershorit Kosova do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Brenda dy javësh pritet shpërndarja e parlamentit. Lufta e këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK-ja e Hashim Thaçit, e cila do të përballet me votën e “ri-besimit” ose ndëshkimit nga qytetarët. Një kontribut ndëshkues për rezultatin e PDK-së do ta jep “Nisma” e Fatmir Limajt dhe qytetarët e zhgënjyer. Ndërkohë gjithnjë e më shumë po rritet pritshmëria në terren që këtë herë të vihet në provë LDK-ja me kandidatin për kryeministër, Isa Mustafën, një akademik dhe doktor i shkencave ekonomike. Përvoja e tij në fushën e ekonomisë mund të ndihmoj praktikisht Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat