Krasniqi kërkon ta mbrojë imazhin e Kosovës, familjarët zbulimin e vrasjeve

Kosova

Krasniqi kërkon ta mbrojë imazhin e Kosovës, familjarët zbulimin e vrasjeve

Më: 7 prill 2014 Në ora: 16:55

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk e përfilli kërkesën për ta vënë në rend dite çështjen e krijimit të Tribunalit të Hagës, pasi nuk e futi në rend dite për në seancën e radhës së Kuvendit. Madje kryekuvendari Jakup Krasniqi duket se e gjeti adresën se ku duhet drejtuar çështja e krijimit tribunalit. Ai tha se për këtë duhet drejtuar tek Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për të cilët thotë se kanë diskutuar në Bruksel.
“Çështja e Gjykatës Speciale është një çështje që ndoshta më shumë pyetjet tuaja duhet t’i adresohen kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, pasi ata e kanë pasur përgjegjësinë dhe kanë biseduar gjatë gjithë këtyre viteve jo vetëm për çështjet që kanë të bëjnë në raport me Serbinë, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me EULEX-in dhe funksionalitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Mirëpo kjo deklaratë e Krasniqit që ua hedh fajin kryeministrit Thaçi e zëvendëskryeministrit Kuçi, ky i fundit duket se nuk e merr personale. I pyetur nga gazeta se si e vlerëson këtë deklaratë të kryekuvendarit Krasniqi, ku i drejtohet vetë atij, ai thotë se nuk është deklaruar ashtu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat