Vetëm 2 nga 10 inspektorët e komunës mbesin në burg

Kosova

Vetëm 2 nga 10 inspektorët e komunës mbesin në burg

Më: 6 prill 2014 Në ora: 19:37

Ismet Halitit, shef i inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe inspektorit Skënder Canolli, u është caktuar nga një muaj paraburgim.Tetë të arrestuarit tjerë nga zyra e inspektoratit e Komunës së Prishtinës, të dyshuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, janë liruar nga gjykatësi i Eulex.
Mbrojtja ka thënë se do të ankohet edhe për dy inspektorët që do të mbahen në paraburgim për një muaj.

E i arrestuari i 11-të, pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, dyshohet se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumenteve. Ai duhet të paraqitet në polici çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat