PDK-në vazhdojnë ta braktisin në Malishevë, i bashkohen Nismës

Kosova

PDK-në vazhdojnë ta braktisin në Malishevë, i bashkohen Nismës

Më: 6 prill 2014 Në ora: 15:56

Vazhdojnë dorëheqjet në PDK-në e Malishevës për t’iu bashkangjitur subjektit politik Nisma për Kosovën. Kryetari i nëndegës së PDK-së në fshatin Panorc njëherazi edhe anëtar kryesie i degës së PDK-së Malishevë, Mujë Sahitaj, ka braktisur PDK-në dhe tash e tutje aktivitetin dhe angazhimin politik do ta vazhdojë në subjektin NISMA për Kosovën.
Njoftimi vjen nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, në të cilin thuhet se duke analizuar situatën politike në Kosovë pas krijimit të subjektit të ri NISMA për Kosovën dhe duke besuar në udhëheqjen e NISMËS, si njerëz të përkushtuar për të mirën e vendit, Mujë Sahitaj ka paraqitur dorëheqje nga PDK-ja, për t'iu bashkuar subjektit më të ri politik.

Kryesia e subjektit politik NISMA për Kosovën-Malishevë e ka mirëpritur këtë dorëheqje dhe ka falënderuar Sahitajn për aderim dhe mbështetje në rrugëtimin politik me qëllim të ndryshimit të gjendjes në vend.

Njoftimit i është bashkangjitur edhe faksimilja e dorëheqjes së nënshkruar nga kryetari i nëndegës së PDK-së për fshatin Panorcë dhe anëtari i kryesisë i degës së PDK-së Malishevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat