Berisha kritikon ashpër Muhaxherin

Kosova

Berisha kritikon ashpër Muhaxherin

Më: 5 prill 2014 Në ora: 14:07

Nuk është realizuar as minimumi i premtimeve kolosale gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së në Pejë dhe kryetarit të saj, Gazmend Muhaxheri. Kështu ka vlerësuar Dega e AAK-së në Pejë, në një konference për media, që udhëhiqej nga ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ka prezantuar monitorimin që e ka zhvilluar gjatë këtyre 100 ditëve të para të qeverisjes lokale, duke përcjellur punën e organeve komunale në Komunën e Pejës, e cila tash udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri (LDK, në partneritet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Partinë e Drejtësisë.
AAK ka konstatuar një seri dështimesh të këtij koalicioni, i cili, sipas AAK-së nuk solli asgjë konkrete në dobi të qytetarëve. Sipas AAK-së, qeveria e Gazmend Muhaxherit nuk ka plan qeverisës e as ekspertë, të cilët i kishte premtuar gjatë fushatave elektorale.

“Fillimi i punës së kësaj qeverisje, e cila nuk ka plan qeverisës fare dhe as ekspert të premtuar, me vendimet arbitrare me largimin nga puna të shërbyesve civilë me marrëdhënie kontraktuale pune, si dhe punësimi i militantëve partiakë pa asnjë konkurs, ishin hapat e parë të kësaj qeverie lokale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga konferenca për media e AAK-së në Pejë.
Sipas AAK-së, ky subjekt opozitar ka nxitur përshpejtimin e formimit të qeverisë nga LDK-ja, vonesa e së cilës për mbi 50 ditë nga dhënia e betimit të kryetarit Muhaxheri ka stagnuar proceset zhvillimore ne Komunën e Pejës. Ndërsa, ky përshpejtim i formimit të qeverisë nga pushteti aktual solli drejtorë nëpër drejtoritë përkatëse, të cilët u zgjodhën pa kritere të kërkuara profesionalizmi.
AAK-ja thotë se kryetari aktual i Komunës së Pejë, Gazmend Muhaxheri vonoi në fillimin e realizimit të punëve kapitale, duke u justifikuar me borxhe të cilat janë demantuar tashmë edhe me dokumente zyrtare madje edhe publikisht.
AAK ka riktheksuar se punët e pakryera nuk janë borxhe si dhe shuma e këtyre borxheve është afër 500 mijë euro, por është lënë buxhet në arkën shtetërore për të paguar këtë shumë me afër 600 mijë euro.
Ndër dështimet e renditura nga AAK-ja, sipas kryetari të kësaj dege në Pejë, është edhe mos realizimi i premtimit përrrikthimin e punëtorëve të shërbyesve të sigurimit dhe pastrimit nga kompanitë private në sherbyes civil, në afatin e premtuar Brenda tre muajve.

“Procedura e emërimit të drejtorëve të shkollave u bë në mënyrë të atillë, duke emëruar persona partiak të partive në pushtet, përderisa Muhaxheri gjatë fushatës kishte premtuar se do ta depolitizonte arsimin... Mbyllja e orareve të punës 24 orëshe nëpër qendra mjekësore familjare në Komunën e Pejës radhitet njëri nga dështimet ne sektorin e shëndetësisë, si dhe shkarkimi i drejtorit të QKFM-së në Pejë në mënyrë arbitrare, përderisa ai ishte ardhur me aproimin e Kuvendit Komunal”, thuhet në komunikatën.

Sipas AAK-së, drejtorati i urbanizmit lejon ndërtime të egra pa leje, për rastet e personave të afërt me pushtetin lokal. “ Bujqësia është vetëm njëri nga sektorët të cilat po vuan nga keqmenaxhimi i kësaj qeverisje të dështuar. Ai nuk bëri asnjë hap që jap shenjë se po investon në bujqësi”.
AAK përmend pasigurinë dhe shtimin e rasteve kriminale dhe vrasjeve. “Ndërsa premtim kryetarit Muhaxxheri ishte evitimi i këtyre rasteve, si dhe në pyetjen e gazetarëve nëse kryetari aktual është parë ndonjëherë në vendin e ngjarjes të ndonjë rasti tragjik, sikur kishte premtuar në fushatë, përgjigjja ka qenë negative”.
“Komuna e Peja ka stagnuar funksionimin e saj në sistemin digjital në Administratën Publike për të shërbyer qytetarët, ndërsa në anën tjetër projektet rinore realizohen nëpër qendra rinore private, (rasti i Qendrës rinore ‘At Lorenc Mazreku”, që menaxhohet nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Pejë), duke centralizuar projektet tek njerëzit e pushtetit si dhe ka bërë që të mbyllen qendrat rinore publike sikurse është rasti tek Kompleksi Rinor Publik ‘Peja’’’, thotë komunikata.
Sipas AAK-së, shumë organizata sportive rrezikojnë suksesin në pjesëmarrjen e garave, si në vend ashtu edhe jashtë, duke rrezikuar shuarjen dhe stagminin e sukseseve të mëparshme, nga mungesa e përkrahjes komunale.
“Qeverisja aktuale po e u bën presion shërbyesve civilë me kërcënim për përjashtim nga puna.Q everia e re komunale e Pejës dhe Gazmend Muhaxheri duke tentuar të korrin suksese në kursimin e fondeve të buxhetit kanë sjellur dëme në sjelljen efikase të shërbimeve qytetare”, thuhet në komunikon e AAK-së.
“I garantojmë qytetarëve të Pejës se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do jetë gjithmonë mbikëqyrëse e kësaj qeverie të dështuar, e cila ka mashtruar qytetarët gjatë fushatës. Aleanca nuk do ndalet së punuari në të mirë të qytetarëve siç ka bërë gjithnjë qoftë në pozitë ose opozitë”, përfundon kumtesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat