Prirje djallëzore dhe kriminale të Demaçit kundër vlerave kombëtare të pamohueshme

Kosova

Prirje djallëzore dhe kriminale të Demaçit kundër vlerave kombëtare të pamohueshme

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:19

“Askush nuk ka nevojë t’iu tregojë shqiptarëve se kush e bëri luftën në Kosovë, si u zhvillua ajo dhe kush e fitoi betejën përfundimtare kundër Milosheviçit dhe i solli Kosovës lirinë e shumëpritur”, vlerëson Donika Gërvalla.

Adem Demaçi po vazhdon të zgjojë kureshtjen e opinionit me urrejtjen e pashuar të çdo historie që lidhet me personalitetin e fuqishëm historik të shqiptarëve dr.Ibrahim Rugovën. Edhe pse në asnjë rast nuk u përmend emri i Rugovës, refuzimi i historisë së luftës, para së gjithash lidhet me mohimin e veprimtarisë së presidentit Rugova, përkatësisht të institucioneve të drejtuara nga ai, qoftë edhe ato që udhëhoqën luftën.
Me ose pavetëdije ata që bën këtë u radhitën përkrah interesave serbe. Ndoshta mohues më të mëdhenj të historisë së Republikës së Kosovës janë vetë tashmë, ish e majta e shpërndarë gjithandej në parti, tashmë disa të konvertuara edhe në të djathta.
Mos votimi i deputetëve të Kosovës për amendamentit të cilin e kishit propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës e cila kërkonte që të përfshifshin në projektligj edhe lufta e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Qeverisë në ekzil ka shkaktuar reagime të ndryshme. Adem Demaçi në një deklaratë për një të përditshme ka thënë se po të realizoheshin kërkesat e LDK në këtë rast Kuvendi i Kosovës do të bënte krim ndaj luftës çlirimtare në Kosovë dhe popullit të saj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat