Kuçi: Të burgosurit nuk do të kthehen tani nga Zvicra

Kosova

Kuçi: Të burgosurit nuk do të kthehen tani nga Zvicra

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:08

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi deklaroi se është herët të flitet për transferimin e të burgosurve shqiptar nga Zvicra në Kosovë, pasi sipas tij fillimisht nevojitet ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Zvicrës e pastaj duhet të trajtohen individualisht rastet.

“Sa i përket asaj idesë që ka dal për transferimin e të burgosurve e kështu me radhë ka qenë një informatë para kohe dhe ende nuk ka diçka konkrete, por ne e kemi nënshkruar një marrëveshje, duhet të ratifikohet në Zvicër e pastaj duhet të trajtohet secili rast veç e veç”, tha Kuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat