Kosova dhe Zvicra me bashkëpunime për migracion dhe polici

Kosova

Kosova dhe Zvicra me bashkëpunime për migracion dhe polici

Më: 4 prill 2014 Në ora: 14:42

Ministri Rexhepi priti në takim, kryesuesen e Departamentit Federal për Drejtësi dhe Polici të Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Zvicrës posaçërisht në fushën e menaxhimit të migracionit, bashkëpunimit policor, luftimin e krimit të organizuar dhe fusha të tjera.

Ministri Rexhepi e informoi Sommarugan rreth zhvillimeve të fundit politike dhe ato të fushës së sigurisë, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Mbështetja dhe asistenca e vazhdueshme e Zvicrës ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën në përmbushjen e obligimeve karshi procesit të integrimit evropian”, tha Rexhepi.

Për më tepër, të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave nga Qeveria e Kosovës konsiderohen si hapa të nevojshëm për të garantuar sundim të ligjit dhe ofrim të shërbimeve të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të avancuar partneritetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Ndërsa Sommaruga, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm duke pasur parasysh numrin e madh të komunitet kosovar që jeton në Zvicër. Ky bashkëpunim pritet të avancohet edhe më tepër me dialogun për partneritet në fushën e migracionit si dhe të zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunim policor në mes të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat