Shefqet Krasniqi: Nuk i bëra thirrje askujt që të shkojë të luftojë në Irak

Kosova

Shefqet Krasniqi: Nuk i bëra thirrje askujt që të shkojë të luftojë në Irak

Më: 2 prill 2014 Në ora: 18:34

Imami i xhamisë kryesore të Prishtinës,ka mohuar të ketë ndikuar në vendimin e Blerim Hetës për të kryer sulm kamikaz që mori jetën e mbi 50 personave në Irak.
Imami radikal Shefqet Krasniqi, ka mohuar që ligjëratat e tij e kanë shtyrë të riun nga Ferizaj, të kryejë sulm vetëvrasës në Irak. Krasniqi ka thënë se ligjëratat e tij janë publike dhe se ai nuk e ka ftuar askënd të shkojë të luftojë.

Imami Krasniqi ka thënë se Blerim Heta, nuk ka bërë mirë që ka vrarë gjithë ata njerëz.

“Nuk është mirë çfarë ka bërë ai djalë. I rebeluar me familjen e tij, nuk është faji im që ka shku pa leje të familjes, po mirë nuk ka bo që ka vra gjithë ata njerëz”, ka thënë imami Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat