Gëzim Kelmendi: Qëllimi i Ligjit që ndalon pjesëmarrjen në luftëra është izolimi kombëtar

Kosova

Gëzim Kelmendi: Qëllimi i Ligjit që ndalon pjesëmarrjen në luftëra është izolimi kombëtar

Më: 14 mars 2014 Në ora: 18:44

Deputeti i PD'së Gëzim Kelmendi, projektligjin që ndalon pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftërat jashtë vendit e ka quajtur si ligj kundër kauzës kombëtare.

Ai ka thënë se i njëjti Ligj ka për qëllim jo vetëm pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë, por edhe izolimin kombëtar.

Kelmendi ka shtuar se ai, por edhe Partia e Drejtësisë janë kundër që qytetarët e Kosovës të shkojnë në Siri për të luftuar, mirëpo, është shprehur kundër projektligjin të sponsorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, duk thënë se burgosja e personave që kthehen nga Siria nuk është zgjidhje dhe për këtë ka kërkuar që të merren modele nga shtetet, si Gjermania.

“Ky ligj është kundër kauzës sonë kombëtare, sepse incidentet që ndodhin pa dëshirën tonë të imponuara nga tjetër kush dhe nëse ky ligj miratohet, dash e pa dash i pasivizon qytetarët e Kosovës që të jenë pjesë e atyre konflikteve të drejtë. Pra, qëllimi i këtij ligji është izolimi ynë kombëtar”, ka pohuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat