​Kryetari i Komunës së Deçanit: Dy ministri po duan të na fusin në kurth

Kosova

​Kryetari i Komunës së Deçanit: Dy ministri po duan të na fusin në kurth

Më: 29 mars 2024 Në ora: 13:26
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj duke komentuar një shkresë që iu ka ardhur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me hartimin e planin rregullues për komunat e shpallura me interes publik në parkun kombëtar “ bjeshkët e nëmura”, ka thënë se në këtë plan është futur në lojë Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni për Pyje, të cilët me apo pa dashje po fusin në kurth komunën që drejton.

Ramosaj në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komuna, ka thënë se këto ministri dhe agjencione po futen në një lloj konflikti administrativ, sepse nuk po e dinë se deri ku është e drejta ligjore.

Ramosaj: Dashje pa dashje ne po na fusin në kurth këto agjencione të cilat nuk po e dinë se deri ku është mandati

“Vendosja e normave e ka interesin e qytetarëve të kësaj komune, në këtë pjesë të pyjeve... Në këtë rast është futur në lojë edhe Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni për Pyje, të cilët nuk po e kanë të qartë dhe kanë një farë konkluzioni të ligjeve dhe të normave mes vete, sepse nuk e dinë deri ku është mandati apo e drejta ligjore e Agjencionit të Parkut, Ministrisë së Mjedisit, të Bujqësisë dhe Agjencionit të Pyjeve, është një farë konflikti administrativ mes këtyre agjencioneve që dashje, pa dashje neve po na fusin në kurth”, shprehet Ramosaj.

Ndërsa, drejtori i urbanizmit në Komunën e Deçanit, Ramë Mela, thotë se ky vendim do të jetë valid dhe nuk do të ketë problem për hartimin e planit rregullues në parkun kombëtar “bjeshkët e nëmura”.

Mela: Nuk do të ketë problem për hartimin e planit rregullues në parkun kombëtar “bjeshkët e nëmura”

“Unë mendoj që për këto dy plotësime vendime, do të jetë valid dhe nuk do të ketë problem për hartimin e planit rregullues në parkun kombëtar “bjeshkët e nëmura” për hapësirat të cilat ne i kemi shpallur interes për zhvillimin e turizmit në komunë tonë. Jemi komuna e parë që po marrim këto aktivitete”, thotë Mela.

Në seancën e Kuvendit Komunal, në rend dite ishte edhe pika për diskutimin mbi raportin e zgjedhjeve të këshillave të fshatrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat