Kryetari Idrizi priti në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kosova

Kryetari Idrizi priti në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 20:18
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Ata kanë diskutuar për ligjin për qasje në dokumente publike dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Me këtë rast, i pari i Komunës ka falënderuar Komisioneren Dermaku për bashkëpunimin e deritanishëm, derisa është zotuar se Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri ligjin për qasje në dokumente publike dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Po ashtu, është diskutuar edhe rreth Programit të Transparencës dhe për përgatitjen e një akti të brendshëm për masat e sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat