318 raste të reja me kancer vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti

Kosova

318 raste të reja me kancer vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti

Më: 18 mars 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Numri i rasteve me sëmundjen e kancerit çdo ditë e më shumë po rritet në Kosovë. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, janar dhe shkurt, janë regjistruar 318 raste të reja. Kanceri më i dominuar është i gjirit dhe sistemit gastrointestinal.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ndryshe nga gjinia femërore, tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe zorrës së trash, thotë Kurtishi.

Në dy muajt e parë të vitit 2024 janë regjistruar 318 raste të reja me kancer. Me dominim të kancerit të gjirit me 78 raste pastaj 75 raste me kancer të sistemit gastrointestinal. 100 raste të sistemit urogjenital, 50 të mushkërive. Në Kosovë vazhdon të dominojë kanceri i gjirit te femrat, ndërsa te meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe zorrës së trash”, tregoi Kurtishi për Front Online.

Ai ka bërë të ditur se ka rritje të rasteve të prekur me kancer tek personat ndër 50 vjeç. Ai tregoi se cilat mosha janë më të prekurat nga kjo sëmundje.

“Mosha më e atakuar është ajo ndërmjet 50-60 vjeç edhe pse kemi një rritje të lehtë dhe rasteve edhe ndër moshat 50 vjeç”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat