Dorëzohet në polici personi, që dyshohet se e bleu armën e vjedhur të zyrtarit të AKI-së

Kosova

Dorëzohet në polici personi, që dyshohet se e bleu armën e vjedhur të zyrtarit të AKI-së

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:16
AKI

Është dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se e bleu armën vjedhur të zyrtarit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kështu ka mësuar media nga burimet e saj.

Para disa ditësh në Prizren, shtëpia e zyrtarit të AKI-së kishte qenë cak i hajnave.

Aty ishte arritur që t’i vidhet arma zyrtare dhe dokumentet personale.

I dyshuari, ishte arritur që të kapet nga policia, pa kaluar mirë as 24 orë.

Dyshohet se ky ia kishte shitur armën zyrtare një personi tjetër, i cili u dorëzua tek autoritetet gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat