KEDS: Mbesin pa rrymë disa konsumatorë në Istog e fshatra përreth

Kosova

KEDS: Mbesin pa rrymë disa konsumatorë në Istog e fshatra përreth

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:43
KEDS

KEDS Energy ka njoftuar se disa konsumatorë në Istog e në fshatrat përreth kanë mbetur pa energji elektrike.

Siç thonë nga KEDS, ekipet kanë dal në terren dhe sapo të gjendet defekti, qytetarëve do t’u kthehet energjia.

“Si pasojë e një defekti në Nënstacionin 110/10kV, i cili menaxhohet nga KOSTT-i, një numër i caktuar i konsumatorëve në Istog dhe në disa fshatra përreth nuk kanë furnizim me energji elektrike. Ekipet e KOSTT-it janë angazhuar që të gjejnë defektin e shkaktuar dhe, porsa ta riparojnë atë, KEDS-i do të rikyç furnizimin me energji elektrike”, thuhet në një postim në Facebook.

Nga KEDS kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat