​Drenasi do të shpallë qytetar nderi ish-krerët e UÇK-së

Kosova

​Drenasi do të shpallë qytetar nderi ish-krerët e UÇK-së

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Kuvendi i Komunës së Drenasit do të mbajë mbledhjen e rregullt më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 10:00.

Ftesa është bërë sot nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Milaim Hajdari.

Në rendin e ditës janë gjithsej 21 pika, ndër të cilat edhe propozim-vendimet për shpalljen qytetar nderi të Drenasit të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Këto janë të gjitha pikat që do të diskutohen në mbledhje:

1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 22.11.2023.

2. Propozim vendim për shpalljen e Hashim Thaçi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.

3. Propozim vendim për shpalljen e Kadri Veseli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.

4. Propozim vendim për shpalljen e Jakup Krasniqi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.

5. Propozim vendim për shpalljen e Rexhep Selimi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.

6. Plani i Punës së Kuvendit Komunal për 2024.

7. Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për 2024.

8. Lista e Rreziqeve Komunale për 2024.

9. Propozim vendim për financim të projektit Jehona Hoxha.

10. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Drilona Krasniqi.

11. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Sabahate Gashi.

12. Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Doruntina Shehu.

13. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.

14. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.

15. Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Komiteti për Personat me Aftësi të Kufizuar i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.

16. Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-400/01-57198 të datës 22.11.2023.

17. Raporti i ekipit të Auditimit Social në Drenas.

18. Raporti i vitit 2023 për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

19. Raporti vjetor i punës për vitin 2023 i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.

20. Raporti vjetor i punës për vitin 2023 për Komitetin Konsultativ për Barazi Gjinore.

21. Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat