Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

Kosova

Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Ndërkaq krahasuar me vitin e kaluar, indeksi i kostos së ndërtimit pati rënie për -1,6 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,4% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Rritje kishte te: kostot e tjera (1,3%); pagat (0,8%); dhe materialet (0,7%)”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat