QKMF ua kujton qytetarëve se nga 2 tetori ka nisur dhënia e tri vaksinave të reja

Kosova

QKMF ua kujton qytetarëve se nga 2 tetori ka nisur dhënia e tri vaksinave të reja

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka rikujtuar se nga data 2 tetor ka nisur edhe dhënia e tri vaksinave të reja.

Në njoftimin e bërë tregohet për rëndësinë e tri vaksinave të reja, vaksinën kundër Pneumokokut, kundër Rotavirusit, dhe kundër Human Papilloma Viursit.

1. Vaksinën kundër Pneumokokut e cila të mbron nga Streptococcus Pneumoniae që është shkaktari kryesor i Pneumonive te fëmijët nën 5 vjeç, si dhe shkaktar i Meningjitit, Bakteriemis, Otitit, Bronchitit.

2. Vaksina kundër Rotavirusit e cila të mbron nga Rotavirusi që është nje nga shkaktarët kryesor të barkqitjeve (diareve) te fëmijët nën 2 vjeç.

3. Vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV), e cila të mbron nga infeksionet dhe sëmundjet e shkaktuara nga HPV siq është Kanceri i Qafës së Mitrës.

QKMF thekson tutje se aktualisht Kalendari i Ri i Imunizimit përfshinë vaksinimin kundër 13 sëmundjeve infektive të parandalushëm me vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat