Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Kosova

Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka realizuar me sukses tri ekstradime gjatë periudhës së fundit.

Kjo ka ndodhur me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (L.C.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe të Prishtinës.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok personi është arrestuar nga autoritetet gjermane, dhe në kontakt me këto autoritete është ekstraduar nga Gjermania për në Republikën e Kosovës me datën 30.06.2023.

Po ashtu urdhër arrest ndërkombëtar, është lëshuar edhe ndaj personit me iniciale (B. L.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Fajde”, “Detyrim“ i kërkuar nga Gjykata Themelore-Pejë. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet policore hungareze dhe i njëjti është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë me datën 12.07.2023.

Dhe ndaj personit me iniciale (D. F.) mashkull/kosovar, për veprën penale “Trafikim me narkotik’’ i kërkuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe i dënuar me tri (3) vite burgim. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok i njëjti është arrestuar nga autoritet policore finlandeze.

Sipas Policisë, personi është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës me datën 14.07.2023.

“Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar  bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera, dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat