Erërat e forta shkaktojnë probleme në rrjetin elektroenergjetik, KEDS del me njoftim

Kosova

Erërat e forta shkaktojnë probleme në rrjetin elektroenergjetik, KEDS del me njoftim

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 15:46
KEDS

KEDS njofton se për shkak të motit që ka përfshi vendin një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës, thekson KEDS.

Kjo kompani thotë se ekipet janë në terren dhe po punojnë për ta kthyer gjendjen në normalitet.

Njoftimi i plotë i KEDS:

Për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat