Mbi 500 artistë të huaj do të performojnë në Suharekë

Kosova

Mbi 500 artistë të huaj do të performojnë në Suharekë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:15
Ilustrim

Mbi 500 artistë të huaj nga e gjithë bota, Brazili, Italia, India, Polinezia, Kuba, Spanja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, do të performojnë në rrugët e qytetit të Suharekës në Karnavalin e njohur vjetor.

Gjithçka pritet të fillojë nga ora 18:00.

Së pari do të bëhet  kalimi i grupeve nga objekti i komunës së Suharekës deri te tregu javor, dhe do të kulmojë me performancat e artistëve më të mirë shqiptarë Klajdi, Bruno & Miri, Capital T.

Ndërsa natën e dytë do të fillojë nga ora 20:00, me performancat e grupeve në skenë, si dhe në fund me Nora Istrefin, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Era Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat