Kjo ishte deklarata e dëshmitarit në rastin e armëmbajtjes pa leje

Kosova

Kjo ishte deklarata e dëshmitarit në rastin e armëmbajtjes pa leje

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:46
Ilustrim

I dëmtuari në cilësi të dëshmitarit, S.Z ka deklaruar se në ditën kritike ishte goditur me armë në kokë nga ish-zyrtari policor M.S.

Një deklarim të tillë dëshmitari S.Z e ka bërë të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku, M.S po akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të lehtë trupor, raporton BD.

Fillimisht dëshmitari Z. ka sqaruar se në ditën kritike ishte sharë nga dy zyrtarët policor në atë kohë P.S dhe M.S  pas iu kishte tërhequr vërejtën të njëjtëve për zhurmë, sipas tij, pasi që të njëjtit i kishin marrë armët e kishin sulmuar.

“Kam dal jashtë në oborr, para ndërtesës dhe ju kam drejtuar banesë. (ata kanë qenë brenda në banesën e tyre katin e dytë) dhe i kam thënë boll më zoti ju marroftë se na bëtë horë, masi që e kam kry fjalën më ka thënë na prit aty posht se “kemi me ta q* nanën”, Pastaj tu hy në banesë time më kanë sulmuar fizikisht pastaj më kanë sulmu, i kanë rapit armët dytë dhe më kanë sulmu fizikisht me kontakt të alltis deri në alivanosje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat