Shembet ura në fshatin Banjskë të Vushtrrisë

Kosova

Shembet ura në fshatin Banjskë të Vushtrrisë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 23:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një urë në fshatin Banjskë të Vushtrrisë është shembur.

Bëhet e ditur se banorët e këtij fshati kanë mbetur të bllokuar, pasi qarkullimi nuk është i mundur pas shembjes së saj.

Shembja e urës ka ardhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve që kanë ndodhur në ditët e fundit në pothuajse të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat